shperthen rregullatori i bomboles se oksigjenit ne spitalin e ferizajt lendohet nje person 5f439dc08a5561 560x416 - Shpërthen rregullatori i bombolës së oksigjenit në spitalin e Ferizajt, lëndohet një person


Në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, mëngjesin e sotëm ka ndodhur një incident me bombolën e oksigjenit të cilat shërbejnë për pacientët me COVID-19. Rregullatori i njërës prej bombolave ka pëlcitur, duke shkaktuar kështu lëndime te një person i cili po qëndronte në spital bashkë me babanë i cili është me koronavirus.

Po qëndronte në spital për t’u kujdesur për babanë me COVID-19.

Por mëngjesin e sotëm u lëndua pasi në dhomën ku po qëndronin shpërtheu rregullatori i bombolës së oksigjenit.

Ai lëndoi dorën, duke i dalë në mbrojtje babait me COVID-19.

Se ka pasur një shpërthim në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, e ka konfirmuar edhe drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bekim Ademi.

Ademi e ka quajtur këtë incident të vogël.

“Po ka pasur një ekses të vogël ku ka pëlcitur rregullatori i bombolës dhe jo bombola, dhe ka lënduar lehtë dorën njëri nga përcjellësit e pacientit”, ka deklaruar Ademi.

Një rast i njëjtë ka ndodhur në fillim të këtij muaji në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Aty një pacienteje me COVID-19 i ka shpërthyer bombola e oksigjenit dhe ka pësuar djegie të duarve.

“Unë jam që 12 ditë e shtrirë në klinikë dhe vazhdimisht kemi pasë probleme me mungesë të oksigjenit për pacientët që nuk mundeni me i kry të gjitha shërbimet në dhomë. Janë bombolat më të vogla me të cilat mund të dalësh jashtë dhomës për në banjë”, ka thënë ajo për televizionin publik.

Ajo ka treguar se problemi ka ardhur pasi nuk kishte se kush t’i ndihmonte për nevojat personale.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.