w 58 560x416 - Shpërthim në Bankën Raiffeisen në Ferizaj, Policia tregon se si ndodhi ngjarja

Sot në mëngjes ka ndodhur një shpërthim në Bankën Raiffeisen në Ferizaj.

Shpërthimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar Muhamet Jahiri, major në Stacionin e Policisë në Ferizaj.

Ai ka thënë se filiali është tentuar të vidhet me mjete plasëse, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale po jo të lënduar.

“Rreth orës 05:45 të mëngjesit në një filial të bankës është tentuar të vidhen para. Kemi konfirmimin se të dyshuarit nuk kanë mundur të marrin paratë”.
“Njësitet policore të dominimit dhe njësitet tjera të policisë akoma janë në vendin e ngjarjes. Të dyshuarit nuk janë identifikuar, ata kanë ikur me veturë në drejtim të magjistrales Prishtinë-Ferizaj”.
auto 122020963 3865297840181598 8928219045524353226 n1602937932 - Shpërthim në Bankën Raiffeisen në Ferizaj, Policia tregon se si ndodhi ngjarja

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.