shqiptaret 560x416 - Shqiptaret nder shekuj

“Shqiptaret nder shekuj”, u quajt programi i organizuar nga qendra e gjuheve te huaja SIDI Education Ferizaj, me rastin e vitit te Skenderbeut dhe festave te nentorit.

Ne kete program u shpalosen disa nga pikat kryesore te historise shqiptare: 105 vjetori i shpalljes se pavarsise se Shqiperise, 550 vjetori i vdekjes se Skenderbeut, 140 vjetori i themelimit te Lidhjes Kombetare te Prizrenit si dhe 110 vjetori i Kongresit te Manastirit.

Keto tema u shtjelluan nga nxenesit e qendres SIDI Education Ferizaj me ane te recitimeve, prezantimeve ne gjuhen angleze si dhe me ane te kengeve popullore kombetare.
Ne nje fjale pershendetese, menaxherja e qendres, Znj. Bardha Asllani, tha se “fokusi I qendres sone eshte shperndarja e dijes neper fusha dhe lemi te ndryshme. Ne jemi te vetedijshem qe kultura e nje populli ka nje rol te rendesishem dhe se historine e kulturen tone duhet te kontribojme qe ta percjellim neper gjenerata dhe te dime ta interpretojme edhe ne gjuhe te huaja.”
I ftuar ne kete organizim ishte edhe pergjegjesi I muzeut te Ferizajt, Z. Ilir Bytyqi, I cili foli per rendesine e datave historike te nentorit.

Ne SIDI Education Ferizaj, perveq ketij organizimi, pati edhe aktivitete te tjera me nxenes gjate gjithe javes, siq jane vizita ne muzeun e qytetit, punime te ndryshme nga nxenesit, etj.

nxenes - Shqiptaret nder shekuj

Sidi Education Ferizaj eshte qendra e pare e gjuheve te huaja teresisht e dixhitalizuar, me certifikata te pranuara kombetarisht dhe nderkombetarisht, me libra bashkekohore dhe staf te perkushtuar ne mesimdhenie.
Kjo qender ofron kurse per gjuhe angleze, gjuhe gjermane, gjuhe frenge, matematike, informatike.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.