shtojca me e shijshme ne tryezen kreshmore sallata e larme me oriz dhe mish toni 560x416 - Shtojca më e shijshme në tryezën kreshmore: Sallata e larme me oriz dhe mish toni!

shtojca me e shijshme ne tryezen kreshmore sallata e larme me oriz dhe mish toni - Shtojca më e shijshme në tryezën kreshmore: Sallata e larme me oriz dhe mish toni!

Përgatitet shpejt dhe lehtë, është shumë e shijshme – sallatë me shije të mrekullueshme.

Përbërësit:

– 900 g oriz të zier,
– 400 g mish toni,
– 200 g bizele të konservuar apo të zier,
– 2 speca të kuq, të prerë në kube,
– 3 domate, të prera në copa të vogla,
– Një lugë majdanoz të prerë imët,
– Një lugë ullinjsh të grirë imët,
– 4 lugë majonezë,
– Lëng të një limoni,
– 2 lugë vaj ulliri.

Përgatitja:

Në orizin e zier shtoni mish toni, përzieni dhe shtoni bizele, spec, domate, kokrra ulliri dhe majdanoz.

Përzieni edhe majonezën, lëngun e limonit dhe vajin e ullirit dhe qitni në sallatë sipas shijes suaj.

Mbuloni sallatën e mrekullueshme me folie dhe e lini në frigorifer derisa ta servirni.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.