shuhen dy fluturake hulumtuese te nasa s brenda dy ditesh mbesin pa u furnizuar me derivate foto 560x416 - Shuhen dy fluturake hulumtuese të NASA-s brenda dy ditësh, mbesin pa u furnizuar me derivate (Foto)

Fluturakja e NASA-s që ka hulumtuar rripin e asteroideve për 11 vjet, e ka përfunduar misionin si pasojë e mungesës së furnizimit me derivateve.

Shkencëtarët e kanë ditur për me së një muaj se Dawn ka mbetur pa ‘hydrazine’, një element që e orienton t’i mbajë antenat nga Toka, teksa ia mundëson të lëvizë panelet nga Dielli për të mbledhur energji, transmeton Telegrafi.

Meqenëse ndaloi së komunikuari me pikat e kontrollit, zyrtarë nga NASA e shpallën si të shuar.

shuhen dy fluturake hulumtuese te nasa s brenda dy ditesh mbesin pa u furnizuar me derivate foto - Shuhen dy fluturake hulumtuese të NASA-s brenda dy ditësh, mbesin pa u furnizuar me derivate (Foto)

Rrugëtimi që ka bërë Dawn

Kjo vjen vetëm dy ditë pasi Kepler Space Telescope, shpenzoi nëntë vite e gjysmë duke kërkuar për planetë jashtë sistemit tonë diellor, mbeti pa derivate dhe nuk u ndërmor ndonjë veprim për ta ndihmuar mbarëvajtjen e tij.

Që të dyja, është konsideruar se kanë punuar më shumë se që u planifikua dhe shuarja e tyre pritej që të ndodhte në çdo moment.

I shtyrë prej tre motorëve me jone, Dawn është bërë fluturakja e parë që ka kaluar rreth rripit të asteroideve mes Marsit dhe Jupiterit, si dhe e para që ka orbituar në dy hapësira jashtë Tokës.

shuhen dy fluturake hulumtuese te nasa s brenda dy ditesh mbesin pa u furnizuar me derivate foto 1 - Shuhen dy fluturake hulumtuese të NASA-s brenda dy ditësh, mbesin pa u furnizuar me derivate (Foto)

Fluturakja e lansuar para 11 vitesh

Pasi i ra rreth asteroidit Vesta, Daën bëri një orbitë rreth planetit xhuxh Ceres – objekti më i madh në rripin e asteroideve, i pasuar nga Vesta.

NASA konsideron se kjo fluturake, do të qëndrojë në afërsi të Vesta për disa dekada. Drejtori i misionit, Marc Rayman insiston se nuk është i mërzitur për lajmin.

shuhen dy fluturake hulumtuese te nasa s brenda dy ditesh mbesin pa u furnizuar me derivate foto 2 - Shuhen dy fluturake hulumtuese të NASA-s brenda dy ditësh, mbesin pa u furnizuar me derivate (Foto)

Pamjet e Ceres, të fundit që i dërgoi

“Jam u hutuar, se sa produktiv dhe i mahnitshëm ishte. Dawn ishte mrekullueshëm, në çdo aspekt. i ka ofruar njerëzimit, njohuritë më të thella të mundshme për hapësirën”, ka thënë Rayman.

Sipas tij është e vështirë t’i thuhet lamtumirë një fluturakeje, që ka dhënë shumë imazhe, që do të hedhin dritë në krijimin e hapësirës, si dhe të përdoren në studime të ndryshme shkencore. /Telegrafi/