auto Futboll15400184091 560x394 - Shumë nxehtë në FERIZAJ E GJILAN

SOT E NESËR ZHVILLOHEN NDESHJET E JAVËS SË 11-TË TË IPKO SUPERLIGËS

Një ndeshje shumë e fortë pritet edhe në Mitrovicë.

Drita e ka një udhëtim shumë të vështirë në Ferizaj dhe çdo rezultat tjetër, përveç fitores, do ta largonte nga objektivi për titullin e kampionit. Në anën tjetër, Feronikeli për ta forcuar pozitën e parë duhet medoemos ta mposhtë Gjilanin

Një javë jashtëzakonisht e nxehtë e pret Superligën e Kosovës në futboll, pasi zhvillohen disa ndeshje, ku edhe mund të përcaktohet fati i disa skuadrave për të ardhmen. Drita e ka një udhëtim shumë të vështirë në Ferizaj dhe çdo rezultat tjerë përveç fitores do ta largonte nga objektivi për titullin e kampionit. Në anën tjetër Ferizaj medoemos duhet të kërkojë fitoren në mënyrë që të stabilizohen në mesin e tabelës dhe në njëfarë forme të jetë më e qetë për ndeshjet e radhës. Kjo edhe është arsyeja të pritet një përballje shumë e fortë ndaj këtyre skuadrave. Nxehtë shumë nxehtë pritet të jetë edhe në Gjilan ku ndeshën Gjilani dhe lideri i tabelës, Feronikeli. Për skuadrën gjilanase dhe trajnerit Sedat Pajaziti vetëm fitorja do të thotë shpëtim, në anën tjetër Feronikeli do të kërkojë me çdo kusht të fitojë ndryshe pozita e parë mund t’i rrezikohet shumë seriozisht. Për dallim nga këto skuadra shumë më lehtë e ka Prishtina që në fushën e vet e pret KEK-un ekip ky që deri tash nuk është treguar shumë rival i madh ndaj ekipeve të Superligës.

Feronikeli, për ta forcuar vendin e parë

Skuadra e Zekerija Ramadanit, Feronikeli, do të ketë një udhëtim shumë të vështirë pasi përballë e ka Gjilanin, skuadër kjo që di të jetë shumë e fortë, sidomos si vendas. Gjithsesi, Gjilani kohëve të fundit ka hyrë në një krizë rezultatesh pasi pësoi dy humbje radhazi, ku në fushën e vet u mposht nga Liria ndërsa në mesjavë u mposht lehtë nga Llapi dhe kjo ka bërë që atmosfera të nisë të nxehet. Gjithsesi, për Pajazitin kjo ndeshje do të jetë tejet e rëndësishme, ndryshe ai edhe mund të përballet me pakënaqësi nga drejtuesit e klubit. Në anën tjetër Feronkeli për ta ruajtur distancën me Prishtinën që është e dyta, duhet medoemos të fitojë. Drita duket sikur e ka lënë mbrapa krizën e rezultateve pasi në dy ndeshjet e fundit ka shënuar fitore të rëndësishme, por për ta konfirmuar këtë duhet gjithsesi të fitojë në Ferizaj, skuadër kjo që ka në ndeshjet e fundit është treguar rival shumë i fortë.

Lehtë për Prishtinën

Një ndeshje shumë e lehtë pritet të jetë për Prishtinën, e cila në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e pret të fundit në tabelë, KEK-un, skuadër kjo që në 10 ndeshje të zhvilluara ka vetëm një pikë dhe kjo është arsyeja të pritet një fitore e lehtë e Prishtinës. Në Therandë një ndeshje shumë joshëse pritet të zhvillohet ndërmjet Ballkanit e Flamurtarit, skuadra këto që janë në kërkim të pikëve për ta siguruar mbijetesën. Flamurtari në fakt është shumë më i qetë në pjesën e epërme të tabelës, por rezultatet e dobëta kohëve të fundit kanë bërë Flamurtari të mos jetë shumë i qetë. Drenica po kalon momentet më të mira dhe në Skenderaj e pret Lirinë. Duke e parë formën që po kalojnë këto dy skuadra, atëherë me të drejtë pritet fitore e Drenicës. E diela është e rezervuar për një tjetër ndeshje të fortë. Në Mitrovicë, Trepça’89 e pret Llapin, skuadër kjo që po kërkon rikthimin sa më parë në kreun e tabelës.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.