Screenshot 3 780x4391 560x416 - Si duket mëngjesi, dreka dhe darka me dietën ketogjenike

Shanset janë se keni dëgjuar pak a shumë për dietën ketogjenike! Keni dëgjuar se e djegë yndyrën më shpejt, ju mbush me më shumë energji, i lufton sëmundjet, etj.

Edhe yjet e njohura i nënshtrohen dietës ketogjenike, duke përfshirë yllin Vinny Guadagnino, që ndan me tjerët receta dhe këshilla që i kanë ndihmuar t’i largojë 30 kilogramë, transmeton Telegrafi.

Por, çfarë është fillimisht dieta ketogjenike?
Ketogjeneza ka ekzistuar prej ditës së parë kur kanë ekzistuar njerëzit. Nëse hani sasi të vogla të karbohidrateve, truri mbetet pa glukozë – që i shërben si burim primar i energjisë.

Por, trupit prapëseprapë i nevojitet karburant për të funksionuar, kështu që i merr rezervat e ketoneve të cilat mëlçia i krijon nga yndyra kur insulina në gjak është e ulët. Ky proces njihet si ketoza: është njësoj sikurse kur një veturë hibride mbetet pa gaz dhe si karburant e përdor elektricitetin.

Çfarë mund të hani në një dietë të tillë?
Dieta ketogjenike kërkon që 60-80% e totalit të kalorive që i konsumoni të jetë yndyrë. Proteina duhet të jetë 20% e totalit të kalorive që i konsumoni, ndërkaq 10% duhet të vijë nga karbohidratet.

Screenshot 2 41 - Si duket mëngjesi, dreka dhe darka me dietën ketogjenike

Çfarë përfshin mëngjesi, dreka dhe darka e një diete ketogjenike?
Mëngjesi: 4 vezë, gjysmë avokado, 1-2 lugë gjelle vaj ulliri
Dreka: 115 gramë salmon me 1 lugë gjelle vaj ulliri, gjysmë tufe asparagusi me 1-2 lugë gjelle gjalpë
Darka: Copa mishi të brinjve, dy tasa spinaq me vaj kokosi, dhe 55 gramë arra makadame.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.