Loading...

Ferizaj24 ka raportuar vazhdimisht ditëve të fundit për trajtimin e rëndë që zinxhiri i maketeve të Viva Fresh Store po u bën punëtorëve të vet.

Deri 15 orë në ditë punë, pa pauzë e pushime, janë duke punuar shumica e punëtorëve të kësaj kompanie për shkak të festave të fundvitit.

Janë dhjetëra punëtorë të kësaj kompanie që po i shkruajnë Periskopit për të publikuar trajtimin mizor që po u bëhet atyre.

Pas raportimeve të shumta, Periskopi ka kuptuar se tashmë menaxhmenti i kompanisë ka nisur një presion të ri, në vend se punëtorëve t’ua respektoj të drejtat që u takojnë sipas Ligjit të Punës dhe kontratave që lidhë me ta.

Sipas informacioneve, pas raportimit të Periskopit, në Viva Fresh Store tashmë punëtorëve po thuhet që në rast se ata pyeten nga inspektorët për orarin e punës, të deklarojnë që punojnë vetëm 7 orë në ditë, përndryshe rrezikojnë vendin e punës.

“Viva Fresh po përgatit punëtorët që nëse vjen ndonjë inspektor të thonë se punojnë në orar normal prej 7 orësh”, thotë ky burim i Periskopit.

Ky kërcënim ndaj punëtorëve po bëhet në shumicën e pikave të kompanisë nëpër Kosovë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.