Një qytetar nga Ferizaji dje në orët e pasditës ka zgjedhur t’i bartë fëmijët me makinën e tij në mënyrë shumë të rrezikshme. Ai ka dashur t’i argëtoj fëmijët e tij duke i futur në bagazhin e makinës, madje duke ua lënë edhe derën e bagazhit hapur .Në fakt ai ja ka arritur t’i argëtoj fëmijët e tij pasiqë siç shihet në video fëmijët ndjehen të gëzuar, por në këtë mënyrë ai ka rrezikuar seriozisht jetën e fëmijëve. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Nerodime-Ferizaj, dje rreth orës 16.
Për më shumë shikojeni videon e siguruar nga Indeksonline , ndërsa redaksia jonë posedon edhe të dhënat e kësaj makine.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.