sofia vergara mbetet aktorja me e paguar televizive fiton 42 5 milione dollare ne vit 560x412 - Sofia Vergara mbetet aktorja më e paguar televizive, fiton 42.5 milionë dollarë në vit

Sofia Vergara po vazhdon të mbetet si mbretëresha krijimtarive televizive.

Kolumbiania renditet si aktorja më e paguar e ekraneve televizive për të shtatin vit radhazi, sipas Forbes.

Të ardhurat e 46-vjeçares, të cilat janë pothuajse dyfishi i aktores tjetër më të paguar, vjen kryesisht nga roli i saj si Gloria Delgado-Pritchett në komedinë e ABC-së, “Modern Family”.

sofia vergara mbetet aktorja me e paguar televizive fiton 42 5 milione dollare ne vit - Sofia Vergara mbetet aktorja më e paguar televizive, fiton 42.5 milionë dollarë në vit

Ylli gjithashtu edhe disa kompani kozmetike dhe shitja e licencave të tyre i sjellin edhe të ardhura të tjera bukuroshes.

Pas Vergaras, si e dyta renditet Kaley Cuoco, ose e njohur si Penny e “Big Bang Theory”, e cila ka fituar gjatë këtij viti 24.5 milionë dollarë.

Përveç yllit të “The Big Bang Theory”, renditjes i është ribashkuar edhe aktorja e “Homeland”, Claire Danes.

Më poshtë janë pagat vjetore të aktoreve kryesorë të televizioneve, me të ardhurat e vlerësuara nga data 1 qershor 2017, deri më 1 qershor 2018.

1. Sofia Vergara

“Modern Family” 42.5 milionë dollarë

2. Kaley Cuoco

“The Big Bang Theory” 24.5 milionë dollarë

3. Ellen Pompeo

“Grey’s Anatomy” 23.5 milionë dollarë

4. Mariska Hargitay

“Law & Order: SVU” 13 milionë dollarë

5. Julie Bowen

“Modern Family” 12.5 milionë dollarë

6. Mayim Bialik (tie)

“The Big Bang Theory” 12 milionë dollarë

6. Melissa Rauch (tie)

“The Big Bang Theory” 12 milionë dollarë

8. Kerry Washington

“Scandal” 11 milionë dollarë

9. Claire Danes

“Homeland” 9 milionë dollarë

10. Pauley Perrette

“NCIS” 8.5 milionë dollarë. /Telegrafi/