Mot i vranët e me reshje bore parashihet të mbajë gjatë ditës së sotme.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.
“Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta bore. Në viset malore kryesisht në veri, perëndim dhe jugperëndim të vendit reshjet parashihen të jenë të dendura. Në fushat termike parashihen rritje të lehta, kryesisht në temperaturat maksimale, ndërsa minimalet do të jenë pothuajse konstante me ditët e fundit”, bën të ditur IHMK.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.