06 03 2017 6435079 Dyqani i bamiresise Teshavesha1 560x416 - Sot hapet dyqani i tretë i Teshaveshës, në Ferizaj

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon sot hapjen e dyqanit të tretë të bamirsisë “Teshavesha”, në Ferizaj.

Teshavesha është ndërmarrje sociale e themeluar nga ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ në korrik të 2016-tës për të mbështetur programet shëndetësore për nëna dhe fëmijë.

Në “Teshavesha” qytetarët mund të dhurojnë dhe blejne rroba për gra e vajza, burra e djem, lodra, dekorime të vogla shtëpiake, aksesorë, e tjera me çmime shumë të lira për të ndihmuar kështu programet e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë nga shitjet e dyqanit.

Dyqani Teshavesha do bëj hapjen e pikës së tretë tani edhe në Ferizaj falë mbështetjes financiare të partnerit Raiffeisen Bank Kosova.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.