Loading...

Sot janë bërë katër vite që prej kur një momenti emocional kaploi zemrat e shqiptarëve anë e mbanë botës në ndeshjen, Serbi Shqipëri.

VIDEO

Isha ora, 21:27 në Beograd, në ndeshjen në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian, ”Euro 2016”.

Pavarsisht problemeve në fillim të tifozëve serb, sidomos te intonimi i himnit, ndeshja filloi me Shqipërinë pa asnjë tifozë në stadium.

Kombëtarja shqiptare e nisi mbarë këtë takim me një dominim të lehtë, dhe kështu vazhdoi deri pak para se të mbaronte pjesa e pare.

Në minutën e 42-të, nga qielli beogradas, droni lëshoi lëshoi ngadalë flamurin e Shqipërisë Etnike, që shkaktoi trazira në stadiumin, ku po zhvillohej ndeshja.

Flamuri në fjalë kishte mbishkrimin, ”Autochthonous” të portetizuar me Ismail Qemailin, dhe të gjithë mbetën pa fjalë pas këtij momenti.

Atë moment edhe filloi incidenti mes futbollistëve shqiptarë dhe atyre serb për ta marrë flamurin shqiptar.

Futbollistët shqiptar treguan patriotizmin e tyre duke mbrojtur siç duhet flamurin e tyre.

Sigurimi dështoi në këtë ndeshje, pasi pjestarët e tyre u bën së bashku me futbollistët serb dhe tifozët duke sulmuar yjet e Shqipërisë.

Kështu, ndeshja u ndërpre, dhe më pas FIFA vendosi që t’ja llogariste këtë si fitore zyrtare Shqipërisë me rezultat, 3-0.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.