sot lansohet bomba nga capital t 560x416 - Sot lansohet “Bomba” nga Capital T
sot lansohet bomba nga capital t - Sot lansohet “Bomba” nga Capital T

Hip hop ylli Capital T, po përjeton momente të reja muzikore.

Tashmë sezonin dimëror ai po e hap me një projekt të nxehtë.

“Bomba” titullohet projekti i ri i reperit që tashmë ka marrë konfirmimin e lansimit.

Sot (të dielën) në ora 17:00 Kapo e lanson projektin e ri të tij në kanalin e tij zyrtar në YouTube.

Kënga e fundit e Kapos ishte “O Ma”, që u pëlqye mjaft shumë nga publiku.

Më pas Kapo bëri një distancim nga skena muzikore ku u fokusua në jetën private.

E pikërisht në jetën private Kapo pati turbulenca, duke munduar tash t’i tejkalojë me projekte muzikore dhe natyrisht se “Bomba” përfaqëson këtë fokus muzikor të reperit.

/Telegrafi/