fazlia 560x416 - Sot më 18.07.2018 u bën një vit nga vdekja e Fazli Shabani

Sot më 18.07.2018 u bën një vit nga vdekja jote tragjike o vëlllau im i dashur.

Në moshën më të mirë, me plot vullnet, me buzëqeshje, i lumtur shkove për të punuar. Por kjo ditë e marte ishte ditë e fatkeqësisë tënde që të ndërroi jetën.

Kur mora lajmin tënd, me thanë: Se je pavedije. Shpresova që të vi të shoh e ti do të mbijetosh! Pak minuta më vonë me thanë se ti ndërrove jetë per gjithmonë. Ahh vëllai im toka u nda dy pjesë, zemra mu përvëlua, lotët me rrjedhën pa u ndalë.

Ende nuk po mundem të besoj humbjen tënde, ahh sa po më dhëmb shpirti, nuk pata mundësin të prekja fytyrën tënde, të përqafoja, të shoh për herë të fundit dhe të them se sa më mungon në jetë o vellau im i paharruar.

Edhe pse ti nuk je në mesin tonë, ti do të mbetesh i paharruar dhe gjithmonë i përkujtuar në zemrat tona.

Me mallëngjim, të përkujtojnë babai Azemi dhe motra Flora Shabani nga Ferizaj dhe Zvicra.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.