Me rastin e 243 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, sot Garda Ceremoniale e FSK-së do ta bëjë ngritjen e flamurit amerikan në sheshin që mban emrin e ish-presidentit, Bill Clinton.
Aktiviteti organizohet nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe pritët të fillojë në ora 11:00.
Ndërsa në ora 18:00 do të përurohet ndërtesa e re e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë. Gjatë përurimit do të organizohet edhe pritje për nder të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së ShBA-së.
Në mbrëmje rreth orës 21:00, për nder të kësaj dite, pritet të organizohet koncert me orkestrën e Montclair State University nga New Jersey, të prirë nga Merita Halili dhe Raif Hyseni.
Koncerti do të organizohet në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.