autostrada1 560x416 - Sot përurohet segmenti i tretë i autostradës “Arbën Xhaferi”

Ministria e Infrastrukturës organizon sot ceremoninë e përurimit të segmentit të tretë (i parafundit) të autoudhës R6 “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit.

Ceremonia e lëshimit në funksion të segmentit Bibaj-Doganaj do të mbahet nën moton “Jo shpejtësisë, po sigurisë”, fushatë kjo e cila ka për qëllim vetëdijesimin e ngasësve të automjeteve dhe rritjen e sigurisë në trafik.

Ceremonia e përurimit të segmentit të tretë do të mbahet në kyçjen “Doganaj” (Kaçanik), me fillim nga ora 11:00. Pjesëmarrjen në ceremoni e kanë paralajmëruar dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli; e kryeministri Ramush Haradinaj.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.