Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të ndërrueshme dhe intervale të shkurtra me diell.
Vranësirat gjatë dy ditëve të para të javës kanë mundësi që të shoqërohen me reshje të dobëta bore. Më tej, masat e ajrit do të jenë paksa më të ngrohta duke ndikuar në ngritjen e grafikut të temperaturave maksimale, por vranësirat herë-herë do të fuqizohen në periudha të ndryshme kohore duke mundësuar të kemi edhe reshje të dobëta shiu.
Kjo javë, që është java e fundit e stinës së vjeshtës do t’i ngjasojë periudhës dimërore sa i përket gjendjes meteorologjike, pasi që temperaturat minimale do të zbresin nën vlerat e mesatareve të viteve tjera, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë deri -7 gradë Celsius.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.