Drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha dhe rektori i Kolegjit AAB, Luzim Tafa kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi e cila do t’ju mundësojë studentëve të këtij kolegji kryerjen e mësimit praktik në Postë.
Me këtë rast, Hoxha ka thënë se Posta e Kosovës është në shërbim të të gjithë qytetarëve.
“Jam i lumtur që sot i hapëm dyert për studentët e Kolegjit AAB që të mbajnë mësimin praktik në Postën e Kosovës. Të gjitha institucionet e kanë obligim të krijojnë kushte sa më të mira për ngritjen profesionale të studentëve tanë. Posta ka marrëveshje të tilla me institucione të ndryshme universitare dhe parauniversitare. Ndërmarrja jonë publike është në shërbim të të gjithë qytetarëve. E falënderoj rektorin Lulëzim Tafa për këtë projekt të përbashkët! Urime të gjithë studentëve të Kolegjit AAB!”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.