studenti i ubt se zhvillon aplikacion per informim mbi linjat e autobuseve ne kosove foto 560x416 - Studenti i UBT-së zhvillon aplikacion për informim mbi linjat e autobusëve në Kosovë (Foto)

Studenti i Fakultetit të Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë, Urim Haxhiu ka krijuar një aplikacion të quajtur “Autobusët Kosovë”, që do të shërbejë për informimin e qytetarëve për kohën e udhëtimit të linjave të autobusëve në gjithë Kosovën.

Momentalisht, aplikacioni ndodhet në Google Play Store dhe është funksional për tërë territorin e Kosovës, ndërkaq ideja për krijimin e tij ka ardhur duke e parë nevojën e madhe të qytetarëve për t’u informuar saktë dhe në kohë mbi të gjitha linjat e autobusëve.

“Ideja për këtë aplikacion lindi për shkak të kërkesave të mëdha sepse qytetaret shpesh nuk janë të informuar rreth orareve të udhëtimeve. Për krijimin e këtij aplikacioni kam pasur mbështetje edhe nga profesorët e UBT-së”, tregoi Urimi.

studenti i ubt se zhvillon aplikacion per informim mbi linjat e autobuseve ne kosove foto - Studenti i UBT-së zhvillon aplikacion për informim mbi linjat e autobusëve në Kosovë (Foto)

Ai shpreson se në të ardhmen të ketë bashkëpunim me të gjitha kompanitë e linjave të autobusëve, në mënyrë që udhëtarët e tyre të jenë më të informuar për kohen e udhëtimeve.

Ky aplikacion është një ndër të shumtit që Urimi ka zhvilluar përgjatë tri viteve të studimit në UBT, mirëpo ky aplikacion është njeri ndër më të suksesshmit deri tani dhe është pritur shumë mirë nga të gjithë përdoruesit.

Linku për shkarkimin e aplikacionit “Autobusët Kosovë”:

https://play.google.com/store/apps/details?id=haxcorporation.autobusatkosove

studenti i ubt se zhvillon aplikacion per informim mbi linjat e autobuseve ne kosove foto - Studenti i UBT-së zhvillon aplikacion për informim mbi linjat e autobusëve në Kosovë (Foto)studenti i ubt se zhvillon aplikacion per informim mbi linjat e autobuseve ne kosove foto - Studenti i UBT-së zhvillon aplikacion për informim mbi linjat e autobusëve në Kosovë (Foto)

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.