Loading...

Tahiri paralajmëron protesta kundër dhunës ndaj grave

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, është duke bërë thirrje që të organizohen protesta masive në mbrojtje të grave dhe dhunës në familje. Ai në një postim në Facebook ka thënë se është i gatshëm t’i dalë në ndihmë çdo nëne që ka nevojë.
“Unë jam i gatshëm të ju dal në ndihmë lidhur me protestë masive nga thirrjet që mund ti bëj, për të drejtat e juaja dhe vrasjet që ndodhen në rastin e fundit në Gjakovë, ku mbeti e vrarë një nënë dhe një vajzë!”.

Ky është postimi i plotë i Tahirit:

NËNA DHE VAJZA, ky shkrim, nuk k’a tëj bëj me festën e 8 MARSIT, por për të drejtat e juaja…!

A ka mbështetje pēr këtë!

Unë jam i gatshëm të ju dal në ndihmë lidhur me protestë masive nga thirrjet që mund ti bëj, për të drejtat e juaja dhe vrasjet që ndodhen në rastin e fundit në GJAKOVË, ku mbeti e vrarë një nënë dhe një vajzë!

Nuk kam ego të i marrë meritat për asgje qe ka të bêj me vendin! Unë kam vetëm nje mision; të i sherbej vendit. Se kush do me i marrë meritat apo çka do qofte, e bajt me shendet!

Çka du te them, askush nuk ma ndalon dhe as qe ka mundesi te ma ndalojë një gjë që dua të organizoj protestë masive, lidhur me rastet; e dhunës në familje, vrasjet në drejtim të shumë NËNAVE E VAJZAVE, që kanë ndodhur pas luftës! Mos harroni, ka shumë prej atyre që u’a kanë marrë jeten, e sot janë të lirë duke mos marrë masa ndaj tyre!! Nuk bahen gjerat me llafe por me vepra!! Nëse dikush organizon protestë, e mbeshtes, por nëse nuk kanë takat, e organizoj e i thras mbi 10.000 nana me dale në rrugë se nuk bëhet hajgare me jetën e femrave.

LABI Ferizaj Kosove e Shqipërisë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.