konferenca e rektoreve e universiteteve publike te republikes se kosoves1 560x416 - Të hënën të hapet konkursi për regjistrimin e studentëve në universitetet publike

Prishtinë, 6 korrik – Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, të enjten ka mbajtur mbledhjen e radhës në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Nikoqir i kësaj mbledhje ishte Prof. Dr. Ramë Vataj, rektor i UPZ-së, njëherësh edhe Kryetar i Konferencës së Rektorëve.

Në mbledhje është vendosur që të hënën të hapet konkursi për regjistrimin e studentëve të rinj në të gjitha universitetet publike.

Gjithashtu në këtë mbledhje është diskutuar për mbështetje mes universiteteve me staf akademik.

Po ashtu është diskutuar për situatën buxhetore të universiteteve dhe nevojën për rritjen e buxhetit për përmirësimin e kushteve në të gjitha aspektet në universitetet publike.

Temë diskutimi ishte edhe nevoja për miratimin e statuteve të disa universiteteve publike në Kuvendin e Kosovës, të cilat funksionojnë me statute të përkohshme.

Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, për zgjidhjen e këtyre problemeve kërkon bashkëpunimin e institucioneve qeveritare dhe Kuvendit.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.