Uji me limon ka efekt më shumë nëse konsumohet në mëngjes
Uji me limon është një pije që ka shumë përfitime shëndetësore për organizmin.
Sidomos nëse konsumohet në mëngjes.
Këto janë disa nga përfitimet shëndetësore që merrni nga kjo përzierje:
Shkëlqim i lëkurës
Dehidratimi kronik mund të lerë lëkurën të thatë, ndaj filloni ditën tuaj me zgjedhjen e duhur “ujë të ngrohtë me limon”. Vitamina C luan një rol kritik në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme dhe antioksidantët mund të luftojnë faktorët e plakjes.
Rritje e energjisë
Konsumimi i ujit me limon është një mënyrë e mirë për të hidratuar trupin dhe të realizoni oksigjenimin e gjakut.
Ndikim në detoksifikim
Uji me limon ndihmon në largimin e lëngjeve të tepërta dhe toksinave nga trupi. Acidi citrik ndihmon në maksimizimin e enzimave që stimulojnë mëlçinë.
Ujin me limon mund ta pini të ftohtë, apo edhe me të vakët nëse jeni ndër ata që u pëlqen.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.