F2EC02C0 4478 4931 A01F 95248C57B801 560x310 - Tentoi t’i ikte policisë me veturë, arrestohet i dyshuari nga Ferizaj

Një person është arrestua në Ferizaj, pasi që i njëjti kishte tentuar t’i ikë policisë, pasi që këta të fundit e kishin urdhëruar të ndalet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti fillimisht nuk i është bindur urdhrave të zyrtarëve policore për tu ndaluar me veturë dhe ka tentuar të ikë duke rrezikuar trafikun publik”, njofton policia.

Njësitet policore pasi kanë ndalur të dyshuarin, gjatë kontrollit tek ai kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 6-fishekë cal-9mm.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.