plagosje me arme1 - Tetë muaj burg për babain që plagosi djalin në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media njofton se ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit R.M, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Siç njofton kumtesa, kryetari i trupit gjykues Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprat penale me të cilën e ngarkon akuza, të njëjtin e shpalli fajtor dhe gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro

“I pandehuri R.M, akuzohet se më 16 prill 2019 në fshatin Jezercë – Komuna e Ferizajt, përkatësisht në oborrin e shtëpisë, i pandehuri i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit – djalit te tij Rr.M, në të mënyrë që pas një mosmarrëveshje mes tyre, nga brezi ka nxjerr revolen, ashtu që nga afërsi rreth 1deri 2 metra ka shtënë në drejtim të këmbeve të tij, me ç’rast me një predhë e godet në këmbën e djathtë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të përshkruara si ekspertizën mjekësore të datë 26.04.2019”, thuhet në njoftim.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.