Një i mitur është therur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në Ferizaj. Policia me anë të raportit ditor ka sqaruar se therrja kishte ndodhur orët e para të mbrëmjes së kaluar duke shtuar se ende nuk dihet arsyet e therjes.
Pas lëndimeve të marra i mituri i therur ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i mituri tjetër i cili kishte kryer veprën pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar. Policia ka njoftuar edhe se rasti mbetet nën hetime.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.