Policia gjermane të premten ka konfirmuar vdekjen e 3 personave në Gjermani duke theksuar se bëhet fjalë për 2 persona me shtetësi kosovare dhe një të tretë për pasaportë zvicerane, por që të tre kanë mbiemrin e njëjtë. Komisari i Policisë, Mark Gmünder, ka treguar edhe inicialet e tre personave të cilët kanë vdekur pasi janë përplasur me një kamion.
Bëhet fjalë për personat me inicialet B.K, Z.K dhe F.K, të cilët kanë qenë duke udhëtuar drejt Zvicrës. Siç shkruajnë mediat gjermane, mosha e të vdekurve është (12), (18) dhe (35), dhe dyshohet se janë nga Ferizaj, shkruan Gazeta Express.
Lidhur me këtë aksident ka reaguar edhe ambasada e Kosovës në Berlin, e cila ka treguar se është në kontakt me autoritetet gjermane për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Derisa ditë më parë në Gjermani kanë vdekur tragjikisht edhe dy vëllezër nga Deçani, të cilët janë goditur nga një tren derisa po shkonin në shkollë.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.