Plotë 8 vite dhe klubi me renome Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt) po vuan për titullin e kampionit të Kosovës në hendboll. Nga viti 2010-11 Kastrioti nuk din ta fitojë titullin e kampionit, që nga koha kur ishte kryetrajner Sami Çerkini, ish portieri i mirënjohur, që aktualisht është kryetrajner i femrave të Ferizajt dhe janë ngjitur në Superligë.

Kastrioti mbetet pa titull edhe këtë vit, por suksesi i tyre është triumfi në Kupën e Kosovës. Çerkini mbanë kokën lart apo i rriten muskujt nga krenaria në Ferizaj, sepse asnjë trajner nuk po del që nga largimi i tij që t’i sjellë titullin ferizajasve, që besa as Verim Zherka. Kastrioti bëri lojëra të mira por fati ia ktheu shpinën në finalet e mëdha në duel me Besa Famgas. Madje për ndeshjen e parë ferizajasit u ankuan se u dëmtuan në Pejë. Ky është sporti!

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.