Komuna e Ferizajt tash e sa kohë është në kërkim për zgjidhjen e problemit të hekurudhës në qytet.

Opsione të ndryshme kanë filluar të propozohen në Drejtorinë e Infrastrukturës në Ferizaj, e së fundi është edhe Arkitekti Abedin Beqiri i cili ka shpalosur iden e tij në lidhje me ndryshimin që pritet të bëhet.

Ky projekt i propozuar nuk ka ende aprovim nga ana e Komunës por sipas Beqirit ky projekt do kushtojë përafërsisht 100 milionë euro në total.

“Nuk kemi bë analizë të kostos të projketit sa do të kushtojë po i kemi marr shembull shtetet përëndimore. Në Australi është një trendi i ndërtimit të tillë, por atje hekurudhat kanë një sistem tjetër, qmimi mundet me ndryshu, 25 milionë euro është për kilometër ndërsa në total afro 100 milionë euro ” ,thotë Beqiri për Gazetën Fokus.

Beqiri shtoi se Komuna është në kërkim të donatorëve dhe ende nuk dihet saktë se kur do të merret përgjigjja rreth projektit të tij.

ProjektI i propozuar pritet bëjë lidhjen e dy pjesëve të qytetit e cila deri tani bëhet me anë të dy pikave automobilistike që në qytet njihen rrethi te rruga e Gjilanit apo kryqëzimi i rrugëve “Rexhep Bislimi” dhe “Ahmet Kaqiku” si dhe tjetri rrethi te stacioni i policisë e që në mes vete kanë një distance prej 1.2 km.
Por nga ana tjetër qytetit simbol të hekurudhës si dhe arsyes së krijimit të qytetit nuk do ishte e drejtë ti bëhet zhvendosje në periferi meqë zgjërimi i qytetit po shkon në të gjitha drejtimet dhe atë në një mënyrë rapide dhe të pakontrolluar,apo edhe futja nën tokë do të ishte ,,varrosje “ e arsyes së krijimit të qytetit andaj zgjidhja ideale do ishte ngritja në urë e hekurudhës e cila do i linte vend një rruge të gjërë automobilistike të gjërë me 4 korsi,me trotuare të gjëra,parkingje në të dy anët dhe staza për biçiklistë e projektuar sipas standadeve evropiane, e cila i mungon qytetit, sidomos tani pas shndrrimit në shesh rrugën kryesore Dëshmorët e Kombit pa u gjetur një zgjidhje e kënaqshme për rrugët automobilistike.
Kjo ure me nje distance prej 5km do ngritet lart në rrugë të Prizrenit afër Varrezave të Dëshmorëve deri në fshatin Varosh afër Panorama Residence. Kjo do e bënte më atraktiv qytetin sidhe më tërheqës për turistët dhe do ishte rast i veçantë në Evropë dhe më gjërë,do i shtonte edhe një veçanti qytetit i cili njihet edhe për dukurinë e bifurkacionit sidhe të xhamisë e kishës ortodokse të ndërtuara në të njejtin oborr.

A ju pëlqen ky artikull?

0/50 ratings

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.