tringa kay promovon projektin e ri thote se kete vere ka fituar mire para 560x416 - Tringa Kay promovon projektin e ri, thotë se këtë verë ka fituar mirë para
tringa kay promovon projektin e ri thote se kete vere ka fituar mire para - Tringa Kay promovon projektin e ri, thotë se këtë verë ka fituar mirë para

Këngëtarja e re, Tringa Kay ka thënë se kjo ishte vera më e mirë në karrierën e saj muzikore, pasi ka pasur paraqitje në dasma e koncerte, por sipas saj më e rëndësishmja është se ka bërë para.

Ajo në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini ka thënë gjatë verës ka pasur angazhime të shumta por edhe shëtitje.

“Në dasma është një përgjegjësi më e madhe, veshja duhet të jetë më serioze, ndërsa në koncerte kemi të bëjmë më shumë me rini dhe gjithçka është më e lehtë”.

Tringa ka treguar edhe një nga sfidat që  i ndodhin në dasma, dhe ajo ka veçuar një rast interesant.

“Ishim në një dasmë me Astrit Mulën në Gjakovë, dhe Astriti ishte i lodhur dhe filloi të hajë drekën kur erdhi e zonja e shtëpisë dhe filloi të bisedoj me atë. Çka je duke bërë i tha Astritit, ai ia ktheu që po ha drekën, ajo i tha ti veç bukë po ha, çu këndo”, tregon këngëtarja.

Artistja e skenës ka thënë se ajo ndihet më e lumtur kur fansat i bëjnë komplimente për këngët e saja se për dukjen.

“Tradhtar je ti” është kënga më e re e Tringës. Ajo ka thënë se nuk i pëlqejnë këngët që në tekst përmbajnë fjalë banale.

“Kënga ‘Tradhtar je ti’ është xhiruar në afërsi të Badovcit dhe në dy lokacione tjera”, ka treguar ajo.

Këngëtarja planifikon të vijë me një projekt të ri para vitit të ri. /Telegrafi/

[embedded content]

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.