Në ambientet e Qendrës së Kompetencës në Ferizaj, me pjesëmarrjen e Nënkryetarit të Komunës, Arton Gavazi, drejtorit të Arsimit, Afrim Llabjani, zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Popovci, ushtruesit të detyrës së Drejtores së Përgjithshme të Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimit për të Rritur, Fikrije Zymberi, Valbona Rraci nga organizata EYE, drejtorit të Qendrës së Kompetencës në Ferizaj, Bashkim Hyseni, u hap Qendra e Karrierës, në kuadër të projektit EYE Helvetas.
Me këtë rast të pranishmit, drejtuesit e përfaqësuesit e lartpërmendur, vlerësuan tejet të rëndësishme hapjen e kësaj Qendre, që do të ndikoj ne rritjen e përfshirjes të të rinjve në arsimin profesional, fushë kjo e rëndësishme dhe tejet e nevojshme për tregut e punës.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.