Rita Ora ka qenë mysafirja speciale e ‘Macy’s Thanksgiving Day Parade’.

Ajo ka performuar para mijëra qytetarëve në New York, duke i dhënë hijeshi paradës me këngët e saj.

u kritikua se nuk kendoi live rites ores i del ne mbrojtje artisti i njohur john legend - U kritikua se nuk këndoi ‘live’, Ritës Orës i del në mbrojtje artisti i njohur John Legend

Rita Ora performoi në New York në Ditën e Falënderimeve (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

Interpretimi i këngëtares në paradë nuk ka qenë live, dhe kjo ka shkaktuar pak mospërputhje të fjalëve me muzikën që dëgjohej në sfond.

Lexo po ashtu:

Ka mjaftuar kjo që disa fansa me sy të mbrehtë të shprehin kritikën e tyre në rrjetet sociale, lidhur me këtë çështje.

u kritikua se nuk kendoi live rites ores i del ne mbrojtje artisti i njohur john legend 1 - U kritikua se nuk këndoi ‘live’, Ritës Orës i del në mbrojtje artisti i njohur John Legend

Rita Ora (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, artistes shqiptare i ka dalë në mbrojtje këngëtari i njohur, John Legend, i cili ka shpjeguar arsyen e vërtet se pse një performancë e tillë në paradë nuk mund të zhvillohet ‘live’, jo vetëm tek Rita, por te asnjë artist tjetër.

“Të gjithë duhet të këndojmë në ‘playback’ gjatë kësaj parade, sepse nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar të gjithë mjetet teknike që duhen për të kënduar ‘live’”, ka shkruar Legend në Twitter.

Ndërkohë, nuk ka qenë i vonshëm as reagimi i Ritës, e cila ka shpërndarë këtë postim të John në Twitter.

Lexo po ashtu:

“Fakt qesharak, John Legend të falënderoj për sqarimin që unë isha gati ta bëjë në Twitter. Është e bezdisshme për ne, por gjithsesi! Të gjitha shfaqjet e mia janë 100 për qind jetojnë gjithmonë kanë qenë! Kur të vini në një shfaqje ORA, bëhuni gati”, ka shkruar më tutje këngëtarja shqiptare.

u kritikua se nuk kendoi live rites ores i del ne mbrojtje artisti i njohur john legend 2 - U kritikua se nuk këndoi ‘live’, Ritës Orës i del në mbrojtje artisti i njohur John Legend

Rita Ora (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

E njëjta, ka bërë hapin e saj të madh në karrierë, duke publikuar sot (e premte), albumin e dytë në karrierën e saj, “Phoenix”, i cili menjëherë është ranguar lart në top listat britanike dhe ato amerikane. /Telegrafi/

u kritikua se nuk kendoi live rites ores i del ne mbrojtje artisti i njohur john legend 3 - U kritikua se nuk këndoi ‘live’, Ritës Orës i del në mbrojtje artisti i njohur John Legend

Rita Ora (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.