Screenshot 63 4 640x367 11 560x367 - U shpërngulen nga Ferizaj në Jordani para 115 vitesh, flet shqiptari që ka ruajtur gjuhën dhe historinë e familjes së tij

Ndonëse është lindur në Jordani, Jahja Alarnuti, me prejardhje shqiptar, di të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe.

Në një rrëfim të publikuar nga Kamil Bitis, Jahja Alarnuti, ka treguar se familja e tij është shpërngulur nga Ferizaj në Jordani në vitin 1904, ndërsa babai i tij ka qenë vetëm 13 vjeç në atë kohë.

Alarnuti, i cili thotë se në Kosovë ka pasur mbiemrin Gashi, ka vizituar Kosovën vetëm një herë në vitin 2006, ndërsa tregon se rrallë has në shqiptarë në Jordani.

 

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.