w 9 560x416 - U zgjodhën prorektorët e Universitetit të Ferizajt

Këshilli drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në mbledhjen e mbajtur sot ka zgjedhur prorektorët e Universitetit.

Sipas një njoftimi, Këshilli Drejtues me shumicë votash ka zgjedhur Prof. Dr. Bujar Pira, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë, Prof. As. Dr. Rrahim Sejdiu, Prorektor për Mësim, Shkencë dhe Çështje të Studentëve dhe Prof. As. Dr. Arben Tërstena, Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari ka falënderuar Këshillin Drejtues që kanë votuar propozimet për prorektorë dhe ka thënë se tanimë Universiteti është i kompletuar nga ana menaxheriale. Ai ka premtuar se do të bashkëpunojnë në maksimum për të mirën e UShAF.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.