Loading...

“Kanalizim të hapur” po e quajnë lumin Nerodime, shoqatat për mbrojtjen e mjedisit dhe ato të peshkatarëve.

VIDEO

Përveç kundërmimit në ujërat e këtij lumi, ditëve të fundit kanë ngordhur shumë peshq.

Kjo dukuri po ndodh çdo vit dhe jo vetëm në këtë lum, por edhe në atë të Lepencit, tregojnë nga shoqata e peshkatarëve në Kaçanik.

Ndërsa, nga organizata për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi”, në këtë komunë, kanë thënë se i tërë kanalizimi i qytetit të Kaçanikut, si dhe i komunës së Ferizajt derdhet në këtë lum.

Ata kërkojnë që kjo ndotje të ndalet.

Zyrtarë nga komuna thanë se janë të vetëdijshëm për ndotjet e mëdha në këta dy lumenj, por, sipas tyre, kanë kërkuar zgjidhje nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pasi e vetme nuk mund të bëjë ndonjë gjë.

Nënkryetari i kësaj komune, Ylber Bajra, tha se ndotja e fundit në lumin Nerodime është bërë pikërisht nga ujërat e zeza të Ferizajt.

Nga Komuna e Ferizajt nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim, kanë thënë se ky problem është i vjetër dhe i trashëguar. Ata presin që problemi të zgjidhet në kuadër të ndërtimit impiantit të ujërave të zeza, projekt i financuar nga Qeveria hungareze dhe ajo e Kosovës.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.