Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka njoftuar se nga sot fillon procesi i organizimit të provimeve të janarit në njësitë akademike të UP-së.
“Paraqitje të provimeve do të jetë i hapur në datat 4 dhe 5 shkurt 2019; datat e mbajtjes së provimeve: 6 shkurt 2019 deri me 28 shkurt 2019 (përjashtim nga këto data bëjnë ditët e festave zyrtare). Si rrjedhojë e kësaj, obligohen dekanët e njësive akademike që të riorganizojnë datat e provimeve për javët e humbura, sipas specifikave të njësive përkatëse”, thuhet në komunikën e UP-së.

Po ashtu, është informuar se semestri veror për vitin akademik 2018-2019 në UP fillon me datë 25 shkurt.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.