Ushqimet që jua rrisin përqendrimin


Jeni duke pasur probleme me përqendrimin? Shumë faktorë ndikojnë që të keni këso probleme, megjithatë, fatmirësisht duket se ka mënyra për ta përmirësuar përqendrimin.

Ferizaj24 më poshtë ju sjell disa prej ushqimeve që ju ndihmojnë ta rrisni përqendrimin:

Kafeina
Nuk ka ndonjë pilulë magjike që jua rritë inteligjencën apo ju bën më të mençur – por substancat e caktuara, si kafeina, mund t’ju japin energji dhe t’ju ndihmojnë të përqendroheni. Kafeina gjendet në kafe, çokollatë, pije energjike dhe, ndonëse ju ndihmon të jeni më të vetëdijshëm e më të përqendruar, efektet janë afatshkurtra.  Veç kësaj, sasitë e tepërta të kësaj substance janë të dëmshme, andaj duhet t’u përmbaheni udhëzimeve.
kafee1 - Ushqimet që jua rrisin përqendrimin

Sheqeri
Sheqeri është burimi i preferuar i energjisë për trurin – jo sheqeri i tavolinës, por glukoza, të cilin trupi e përpunon nga sheqernat dhe karbohidratet që i hani. Kjo është arsyeja se përse një gotë lëng portokalli ose lëng tjetër i pemëve mund të ofrojë përforcim afatshkurtër të kujtesës dhe aftësive të mendimit. Por, nëse e teproni, kujtesa mund të dëmtohet bashkë me pjesë tjera të trupit. Vlen të ceket se sheqeri i shtuar është ndërlidhur me sëmundje të zemrës dhe sëmundje tjera.
children drinking orange juice1 - Ushqimet që jua rrisin përqendrimin

Hani mëngjes për ta mbushur trurin energji
Jeni mësuar ta shmangni shujtën e mëngjesit? Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund ta përmirësojë kujtesën afatshkurtër dhe vëmendjen. Studentët që hanë mëngjes kanë tendenca të performojnë më mirë në shkollë sesa ata që nuk e bëjnë këtë. Ushqimet më të rekomanduara për t’i ngrënë në mëngjes janë produktet e bulmetit, tërshëra dhe pemët.

Couple Eating Breakfast 1200x8001 - Ushqimet që jua rrisin përqendrimin

Peshku vërtet se është ushqim i trurit
Peshku është një burim proteinash që vërtet se ndërlidhet me një përforcim të trurit. Peshku është i pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat janë çelësi i një shëndeti të mirë të trurit. Një dietë e pasur me këto acide është ndërlidhur me një rrezik më të ulët të demencës, të sulmeve të trurit dhe me një ngadalësim të dobësimit të trurit. Për një shëndet të mirë të zemrës dhe trurit, hani dy herë në javë peshk.

pic2lg1 - Ushqimet që jua rrisin përqendrimin

Shtojeni në dietën tuaj një dozë arrash dhe çokollate në ditë
Produktet arrore dhe farat janë burime të mira të vitaminës E, që është ndërlidhur në shumë studime me dobësim më të ngadalshëm të trurit gjatë moshës. Edhe çokollata e zezë ka veti të fuqishme antioksiduese, pasi që përmban stimulues natyralë si kafeina.

GTY chocolate aphrodisiac sk 150211 12x5 16001 - Ushqimet që jua rrisin përqendriminBoronicat janë super të shëndetshme
Hulumtimet me kafshë kanë treguar se boronicat mund ta ndihmojnë trurin nga dëmtimet që shkaktohen nga rrezatimet e lira, si dhe mund t’i zvogëlojnë efektet e sëmundjeve si ajo e Alzheimerit apo demenca. Studimet gjithashtu kanë treguar se boronicat e përmirësojnë funksionin e muskujve dhe mësimit.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.