w 25 560x375 - Vdekja e punëtorit në Ferizaj, kërkohet intervenimi i prokurorisë në projektin “Bashkimi i Qytetit”

Rrjeti i OJQ-ve, AVONET, ka reaguar pas vdekjes tragjike të punëtorit në Ferizaj, i cili ishte duke punuar në projektin “Bashkimi i Qytetit”.

Me anë të një komunikate për media, AVONET ka thënë se në këtë projekt nuk ka siguri në punë, e madje po rrezikohen edhe qytetarët.

“Përderisa nuk monitorohen e zbatohen kërkesat ligjore në fushën e Sigurisë, Shëndetit dhe Mbrojtës në Punë, nga institucionet përgjegjëse, me qëllim të parandalimit të aksidenteve, do të kemi humbje të jetëve të punëtorëve në vendin e punës”, thuhet në komunikatë.

Madje, është kërkuar edhe intervenimi i Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë.

Reagimi i plotë:

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, me shqetësim të thellë ka marr lajmin për humbjen e jetës të punëtorit që ishte duke punuar në projektin “Bashkimi i Qytetit”.

AVONET, punëdhënësit kanë për detyrë të marrin të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për të garantuar sigurinë, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit fizik të punëtorëve gjatë kryerjes së aktiviteteve në vendin e punës.

Ndërsa institucionet shtetërore janë përgjegjëse për garantimin, respektimin dhe zbatimin e kërkesave ligjore lidhur me kushtet e punës, masat dhe të gjitha veprimet e tjera për të mundësuar mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punonjësve si dhe parandalimin e fatkeqësive dhe tragjedive në vendin e punës.

AVONET kishte paralajmëruar se në projektin “Bashkimi i Qytetit” nuk ka siguri në punë dhe atë të qytetarëve, andaj kjo mos marrje parasysh e kërkesës së AVONET-it një punëtor në këtë projekt humbi jetën.

Përderisa nuk monitorohen e zbatohen kërkesat ligjore në fushën e Sigurisë, Shëndetit dhe Mbrojtës në Punë, nga institucionet përgjegjëse, me qëllim të parandalimit të aksidenteve, do të kemi humbje të jetëve të punëtorëve në vendin e punës.

Në Ferizaj, një punëtor ka humbur jetën më vendin e punës, nuk mjaftojnë telegram ngushëllimet, por duhet zbatuar dhe monitoruar me kohë procesin dhe sfidat e ekzekutimit të punimeve, për të parandaluar në masë të madhe rastet e fatkeqësive në vendin e punës.

AVONET, kërkon nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës që të merr të gjitha masat dhe kërkojmë nga Ministria e Infrastrukturës të auditohet projekti “Bashkimi i Qytetit”.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.