lajmi fundit 560x416 - Vdes 24-vjeçarja nga Ferizaj e infektuar me Coronavirus, pak ditë pasi lindi foshnjën

Një 24-vjeçare nga Ferizaj, e cila ishte e infektuar me COVID-19, ka vdekur të enjten në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, disa ditë pasi kishte lindur foshnjën.

Në një përgjigje për Insajderi-n, nga Zyra për medie e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës kanë bërë të ditur se viktima ishte duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv Covid.

“Përkundër përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësor, nuk ka arritur të mbijetonte një nënë e lindur më 1997, nga komuna e Ferizajt, e cila ishte e konfirmuar me Covid,  e njëjta kishte lindur me operacion në Klinikën  e Gjinekologjisë, në javën 34, të shtatzënisë.

Pas lindjes i ishte keqësuar gjendja dhe ishte transferuar fillimisht në Klinikën Infektive2 ( Sportive), e më pas me datë 4 prill në Mjekimin Intensiv-Covid. Në ritestim të datës 6 Prill, e njëjta ishte negativizuar në testin për Covid, por përkundër kujdesit maksimal, e njëjta nuk arriti të mbijetonte meqë kishte gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftim./Insajderi.com