vdes ne rrethana misterioze bodybuilder ja me e njohur ne bote mandy blank 560x416 - Vdes në rrethana misterioze ‘bodybuilder’-ja më e njohur në botë, Mandy Blank

Trajnerja e njohur e palestrës dhe ‘bodybuilder’-ja, Mandy Blank, vdiq të hënën, më 29 tetor, konfirmoi Us Weekly. Ajo ishte 42 vjeçe.

Zyra e gjykatës së Los Angeles konfirmoi se Blank u shpall e vdekur në vendngjarje në orën 1:06. Ndërkohë TMZ raportoi se ajo u gjet pa ndjeja në vaskën e saj në shtëpi.

Sipas faqes së internetit, asnjë drogë ose alkool nuk u zbulua në vendngjarje dhe nuk kishte rrethana të dyshimta.

Një raport i autopsisë dhe toksikologjisë është planifikuar për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

vdes ne rrethana misterioze bodybuilder ja me e njohur ne bote mandy blank - Vdes në rrethana misterioze ‘bodybuilder’-ja më e njohur në botë, Mandy Blank

Mandy Blank

“Unë jam absolutisht e tronditur, sigurisht”, tha shoqja e Blank, Annette Milbers për të përditshmen New York Daily më 31 tetor.

Milbers, e cila tha se e njihte Blank për më shumë se 15 vite, i tha gazetës: “Ajo ishte një person i tillë, e pasionuar dhe e sjellshme. Qëllimi i saj ishte gjithmonë që të shprehte dashurinë nëpërmjet lëvizjes së trupit. Ajo ishte një person shumë i thjeshtë, i cili mund të jetë i rrallë në industrinë tonë”.

vdes ne rrethana misterioze bodybuilder ja me e njohur ne bote mandy blank 1 - Vdes në rrethana misterioze ‘bodybuilder’-ja më e njohur në botë, Mandy Blank

Blank filloi karrierën e saj të fitnesit në moshën 18 vjeçare. Një vit më vonë, ajo përfundoi në vendin e pestë në garën Botërore të “Fitness Olympia”. Ajo u bë konkurrentja më e re që fitoi Kampionatin Botëror të Federatës Ndërkombëtare të Bodybuilding-ut dhe Fitnessit (IFBB), në vitin 1998.

Në vitet e fundit Blank ka punuar me disa nga yjet e famshëm të Hollywoodit.

Klientët e saj të listës A përfshijnë emrat e njohur si: Alex Rodriguez, Marcus Allen, Jordana Brewster dhe Mickey Rourke. /Telegrafi/

vdes ne rrethana misterioze bodybuilder ja me e njohur ne bote mandy blank - Vdes në rrethana misterioze ‘bodybuilder’-ja më e njohur në botë, Mandy Blank

vdes ne rrethana misterioze bodybuilder ja me e njohur ne bote mandy blank 1 - Vdes në rrethana misterioze ‘bodybuilder’-ja më e njohur në botë, Mandy Blank

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.