beharbardhi1 560x416 - Vëllai i Enis Bardhit ndahet me Ferizajn

Vëllai i Enis Bardhit, Behari nuk do të vesh fanellën e Ferizajt edhe në edicionin e ardhshëm.

Mesfushori nga Shkupi është larguar nga klubi dhe nuk ka vazhduar bashkëpunimin edhe për edicionin e ardhshëm.

Gazeta Olle mëson se ai nuk udhëtoi fare drejt Ohrit, ku Ferizaj po e kryen fazën përgatitore.

Behari luajti sezonin e kaluar, duke kontribuar edhe në ndeshjen e vitit, atë të barazhit të fituar ndaj Vëllaznimit me penallti.

Përforcimet e shumta këtë verë kanë qenë kryefjalë e ferizajasve.

Kujtojmë që dje mposhtën Kamzën 1:0 me golin e Florim Bërbatovcit.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.