Këngëtarja e njohur, Vesa Luma, është rikthyer në Kosovës pas një mungese të gjatë.
Ajo po shijon kohë të mirë pranë familjes, të cilën kishte kohë pa e takuar.
Vesa është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.
Në videon e fundit të hedhur në InstaStory, Luma ka treguar se së fundmi ka kryer një trajtim të veçantë në fytyrën e saj, e ndërsa ka etiketuar edhe një studio estetike.
“Jam shumë e gëzuar të bëj këtë… shumë profesionale”, ka shkruar Vesa Luma në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Vesa Luma/InstaStory
Tutje, ajo shkruan në një fotografi tjetër se po tenton të bëjë trajtime të tilla, që t’iu shpëtojë ndërhyrjeve plastike.
Megjithëse, vite më parë në një intervistë, Vesa ishte shprehur nuk është kundër operacioneve plastike. /Telegrafi/

Foto: Vesa Luma/InstaStory
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.