vetura luksoze mbi 90 mije dollareshe kapet ne australi ne te ka nje gabim te turpshem foto 560x416 - Vetura luksoze mbi 90 mijë dollarëshe “kapet” në Australi, në të ka një “gabim të turpshëm” (Foto)

Një makinë luksoze, e drejtuar nga një pronar krenar, është vërejtur në Melburn, Australi me një gabim shumë të rrallë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, makina në fjalë është një Porsche Cayenne me vlerë 93,103 dollarë, emri i prodhuesit në të cilën është shkruar gabimisht.

Vetura luksoze thuhet se është zbuluar për herë të parë nga një automobilist në Melburn, i cili mori një fotografi të automjetit dhe e postoi në mediat sociale.

Kur shoferi ishte mbërthyer në trafikun e orëve të pikut, ai vuri re se Porsche Cayenne para tij kishte një gabim “turpërues”.

Emri i saj, në vend se “Porsche”, ishte shkruar “Porshce”.

vetura luksoze mbi 90 mije dollareshe kapet ne australi ne te ka nje gabim te turpshem foto - Vetura luksoze mbi 90 mijë dollarëshe “kapet” në Australi, në të ka një “gabim të turpshëm” (Foto)

“Vëmendja jonë ndaj detajeve dhe kontrollit të cilësisë është ndër prioritetet, kështu që nuk mund të parashikoj se ka ndodhur një gjë e tillë. Në fabrikën në Gjermani, një nga gjërat kyçe që ne kontrollojmë janë që simbolet të jenë të sakta”, ka thënë një zëdhënës i Porsche.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se si ndodhi gabimi i dukshëm, por zëdhënësi i kompanisë vuri në dukje se modeli i makinës në foto nuk është “i ri”. /Telegrafi/