victoria nuk e ka pritur mire intervisten e david beckhamit zeshkania ka qare per dy dite 560x416 - Victoria nuk e ka pritur mirë intervistën e David Beckhamit, zeshkania ka qarë për dy ditë
victoria nuk e ka pritur mire intervisten e david beckhamit zeshkania ka qare per dy dite - Victoria nuk e ka pritur mirë intervistën e David Beckhamit, zeshkania ka qarë për dy ditë

Victoria Beckham thuhet se ka qar për dy ditë rresht pasi ka shikuar intervistën e bashkëshortit të saj, Davidit.

Bukuroshja dhe ish-futbollisti janë të martuar gati 19 vjet gjersa romancën e tyre e kanë filluar në vitin 1997.

Çifti i takon një linjë të njerëzve që kërkojnë ta ruajnë jetën private larg nga syri i publikut.

Sidoqoftë, David Beckham ishte i pari që u hap për publikun kur ishte fjala për marrëdhënien e gjatë prej dy dekadash dhe kjo lëvizje thjesht e tronditi gruan e tij.

Zeshkania pohohet të ketë thënë se ndihej e “shkatërruar absolutisht”, sepse babai i fëmijëve të saj ishte aq i pandjeshëm kur bëhet fjalë për martesën e tyre, thanë burime të afërta me çiftin për Journal of The Sun.

“Nuk e ka pritur aspak mirë intervistën. Ajo ndihet e shkatërruar. Dy ditë nuk ka reshtur së qari”, shtoi burimi.

Lexo po ashtu:

Theksojmë se britaniku pranoi në një intervistë të fundit se ishte martesa “komplikohet” kur dy njerëz janë të martuar për një kohë të gjatë.

“Mendoj se martesa është gjithmonë punë e vështirë. Fëmijët shpesh duan vëmendjen tuaj që në fakt e meritojnë dhe kjo mund të çojë në situata të vështira, të tilla, si largimi prej njëri-tjetrit”, tha David. /Telegrafi/