auto Kalimash21641588838 1 600x3601 1 560x360 - Video e aksidentit me një viktimë në Kalimash, shoferi nga Shqipëria godet nga mbas shoferin nga Kosova

Në Tunelin e Kalimashit, me drejtim Kukës- Tiranë, mjeti me targa shqiptare AB 214 EP, me drejtues Gjino Malci, nga Shkopeti, ka goditur nga mbrapa mjetin me targa italiane FB 282 FN.

Në mjetin me target italiane udhëtonin shtetasit kosovar Bexhet Zeneli, me vëllain Burimin dhe kunatën Mihrije Zeneli.

Nga aksidenti, te mjeti me targa shqiptare ka vdekur pasagjerja Edjona Sala.

Po ashtu është dëmtuar drejtuesi i mjetit Gjino Malçi dhe pasagjerët Mariglen Gjoka dhe Sandra Bega.

Gjino Malci dhe Sandra Bega janë nisur për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.