Ferizaj foto KALLXOcom e1589837003490 695x3101 1 560x310 - VIDEO: Ferizaj, qytetarët nuk përfillin masat kundër pandemisë, sheshet e kafenetë përplot

Ndonëse është komuna me më së shumti të infektuar me COVID-19, qytetarët e Ferizajt nuk po i respektojnë thirrjet e institucioneve dhe të kryetarit të tyre për të mos u grumbulluar.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga qyteti i Ferizajt, ku shihen numër i madh i qytetarëve që kanë dalë të shëtisin rrugëve të qytetit.

 

 

Po ashtu, sipas pamjeve të dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar shihen edhe kafiteri të mbushura përplot me qytetarë.

Grumbullimi i qytetarëve në vende publike është i ndaluar sipas udhëzimeve të institucioneve shëndetësore të Kosovës nga frika e përhapjes së coronavirusit të ri.

Komuna e Ferizajt ka më së shumti të infektuar me coronavirusin e ri në Kosovë, gjithsej 134 të infektuar.

Po ashtu, lokalet afariste si restorantet apo kafenetë e kanë të ndaluar të pranojnë brenda klientë deri në një vendim të ardhshëm. Ajo për çfarë janë lejuar kafenetë, restorantet e lokalet e ngjashme është që klientëve t’u shërbejnë ushqime e pije, të cilat ata duhet t’i marrin me vete por assesi të ulen në këto lokale.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.