auto gruja15396658081 560x416 - VIDEO/ Ja momenti tragjik kur gruaja bie nga kati 27

Një grua u filmua duke rënë nga ballkoni i katit të 27, ndërsa humbi ekuilibrin gjatë qëndrimit në kangjellat e ballkonit.

Gruaja e quajtur si 44-vjeçarja Sandra Manuela Da Costa Macedo, humbi ekuilibrin duke bërë një foto.

Punëtorët e ndërtimeve në afërsi filmuan momentin para se ajo të fluturonte nga dhjetëra metra lartësi.

Mjekët e ndihmës së shpejtë shkuan me shpejtësi në vendin e ngjarjes në një lagje popullore të Panamasë e quajtur El Cangrejo.

Burimet e policisë thanë për mediat lokale se fillimisht menduan se gruaja humbi ekuilibrin për shkak të erës, teksa ishte duke bërë disa fotografi.

Sandra u zhvendos e vetme në Panama kohët e fundit nga qyteti verior portugez i Vila das Aves.

Erick Alzate, një dëshmitar që jeton në bllok, konfirmoi se vdekja e saj ishte një aksident tragjik.

Ai tha: “Unë jetoj këtu në kullën ku ajo ra. Ajo kishte bërë disa selfie për disa minuta dhe punëtorët e ndërtimit në një bllok përballë i thirrën për të qenë e kujdesshme. Ajo vendosi të ulet në kangjella për selfien e fundit dhe përfundoi jashtë tyre”.