auto tale15281201331 560x416 - VIDEO/ Plazhi i Tales, zona e panjohur dhe e pashfrytëzuar gati për pushuesit

Me nisjen e sezonit veror një zonë bregdetare që po frekuentohet shumë është plazhi i Tales në Lezhë. Pushuesit thonë se plazhi është i paeksploruar nga të gjithë dhe preferojnë qetësinë për të pushuar ne familjen.

Me një çadër me vete mund të nisesh drejt Tales në Lezhë.

 

“Jo vetëm hapësira publike, por edhe çmimet akomoduese për këtë zonë turistike janë me të vërtetë konkurruese”.

Një zonë bregdetare e pashfrytëzuar dhe e pacenuar nga ndërtimet shumëkatëshe.

Më shumë se 12 kilometra bregdet është në shërbim të pushuesve. Ata udhëtojnë nga qytete të tjera të vendit për të kaluar disa orë pranë detit. Shumë prej tyre vijnë me familjen .

“Ka vite që e pëlqej, ka vite që fëmijët e mi kërkojnë vetëm Talen”.

“Unë e përkufizoj në plazhet më të mira Talen, sepse është e pashfrytëzuar”.

“Është qetësi”.

Administratori Albert Rrusti thotë se kjo zonë turistike ofron edhe siguri.

“Një nga risitë është edhe vendosja e kullave të vrojtimit të cilat do t’i vëmë funksionale dhe do të ofrojnë siguri për pushuesit tanë”.

Shumë plazhistë e vendosin në top listë për pushimet verore. Së fundmi ka një interes në rritje edhe nga të huajt për Talen.

 


 

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.