45724989 2031436660235492 3632831055767011328 o 560x416 - Vitin e ardhshëm digjitalizohet arkivi kadastral

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli, pritën në takim, drejtues të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, me ç ‘rast temë e diskutimit në këtë takim ishin finalizimi i sistemit të adresave dhe digjitalizimi i arkivit të kadastrit.

Përfaqësuesit e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, njoftuan të parin e Ferizajt, Agim Aliu se nga viti i ardhshëm pritet të filloj digjitalizimi i arkivit të kadastrit, përkatësisht azhurnimi i kadastrit të ndërtesave kurse në këtë vit do të mbyllet procesi i sistemit të adresave.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti dhe Esat Xani, ekspert i kadastrit nga ky agjencion theksuan rëndësinë e këtij projekti për qytetarët, shërbimin më të shpejt me dokumentet e kërkuara kadastrale si dhe lehtësimin e administratës komunale në ofrimin e këtij shërbimi.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu tha se këto nisma janë të mirëpritura për qeverisjen lokale dhe administratën komunale, paçka i konfirmoi gatishmërinë që të marr përsipër të gjitha obligimet nga niveli lokal, që dalin nga ky proces.

Sistemi i adresave, përkatësisht evidentimi i objekteve/ndërtesave dhe digjitalizimi i shërbimeve kadastrale janë parakushte për shërbime cilësore dhe efikase ndaj qytetarëve si dhe siguri e shtuar e dokumentacionit të ndjeshëm kadastral.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.