vitin e ardhshem nise projekti shekullor per kete qytet te kosoves 560x370 - “Vitin e ardhshëm nisë projekti shekullor për këtë qytet të Kosovës”




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, i ka siguruar qytetarët e Ferizajt se vitin e ardhshëm do të filloj realizimi i projektit më të madh të shekullit, që parasheh ndërtimin e hekurudhësmbi një urë hjigante e cila do të bashkoj përgjithmonë qytetin e Ferizajt.

Kryetari Veseli tha se për realizimin e këtij projekti është në koordinim të plotë me kryetarin e Komunës Agim Aliu, dhe me deputetët e kësaj zone.

“Sot kemi bashkëbiseduar me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Do ta realizojmë projektin e shekullit për Komunën e Ferizajt. Janë rreth 7 milionë që janë duke u investuar në bashkimin e qytetit.

vitin e ardhshem nise projekti shekullor per kete qytet te kosoves - “Vitin e ardhshëm nisë projekti shekullor për këtë qytet të Kosovës”

Por ju zotohem juve se së bashku me kryetarin Agim Aliu dhe Qeverinë e Kosovës, brenda vitit 2021 do ta kryejmë bashkimin e qytetit, duke e ndërtuar një nga projektet më të mira. Sikurse autostradën “Arbën Xhaferi”, do të ndërtojmë edhe hekurudhën përmes qytetit, përmes urës, që të kemi vërtet bashkimin e qytetit”, tha Kreu i Kuvendit, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli gjatë vizitës që gë martën i bëri qytetit të Ferizajt.

Ai tha se në hekurudhën e qytetit, do të ndërtohet një urë impozante, e ngjashme me ato që shihen edhe në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.